Demi: Fati ishte me ne, Takaj le të pyesë Starovën për lojën në mbrojtje

3 Prill 2017, 12:37Sport TEMA

Presidenti Gaz Demi e ka shijuar jashtë mase fitoren e fundit ndaj Skënderbeut, por si gjithnjë njëshi i të kuqve mbetet fjalëpakë në prononcimet e tija. Presidenti Demi e pranoi se ishte një ndeshje e dyluftuar nga të dy ekipet dhe fati ishte me Partizanin në këtë përballje.

“U luajt një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat dhe fati ishte me ne. Fati ishte me Partizanin, i cili arriti të marrë një fitore të vyer ndaj Skënderbeut”, u shpreh presidenti Demi pas ndeshjes, i cili një ditë më parë kishte deklaruar se skuadra e tij do të fitonte 1-0.

“Parashikimi i rezultatit final të ndeshjes një ditë para ishte një rastësi. Nuk para bëj parashikime, ndonëse gjithnjë dua që të fitojë Partizani”, sqaroi presidenti Demi. Sa i përket thënies së presidentit Takaj se Partizani mund të bëhet skuadra e vetëm që del kampion duke luajtur në 16 metra, Demi u shpreh:

“Atë duhet ta shohë te Sula (trajneri). Të pyesë atë për këtë gjë, pasi ai është trajneri dhe unë nuk mund ta bëj atë gjë. Megjithatë, e rëndësishme është që fituam. Këta të tjerët janë edhe trajnerë”. Ndërsa për distancimin e Skënderbeut, Demi tha: “Aty-aty jemi të tria skuadrat, pasi pesë pikë nuk janë shumë. Janë edhe 9 ndeshje që vendosin fatin e titullit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje