Cikalleshi: Nuk ishte hakmarrje, por ai gol tregoi shumë gjëra

2 Prill 2017, 18:19Sport TEMA

Sokol Cikalleshi nuk e cilëson hakmarrje golin e shënuar kundër Istanbul Bashakshehir. Sulmuesi shqiptar ndëshkoi dje skuadrën e cila e mbante në stol dhe e huazoi në janar te Akisar Beledispor pasi nuk e cilësonte Cikalleshin pjesë të planeve.

“Të them të drejtën unë ndjehem lojtar i Akhisar në këto momente edhe pse jam 6 muaj huazim këtu. Jam shumë i lumtur që arritëm të merrnim tre pikët se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne se me këtë fitore u stabilizuam në mesin e tabelës.

Jam i lumtur që realizova në minutën e fundit edhe pse ishte ndeshje përballë Bashakshehir dhe me 50% i humbi shanset për titullin kampion. Por ky është futbolli”, u shpreh futbollisti për “SuperSport”.

“Për vendimin që mori Bashakshehir, apo bashkë, nuk mund të flas në këto momente, se koha do ta tregojë. Mund të them që ishte një ndeshje ku shumë gjëra u treguan. Por me golin që realizova nuk ishte hakmarrje, nuk ec me gjëra të tilla.

Duke pasur një periudhë jo të mirë atje, edhe motivimi dhe karriera ime pati pak rënie por me ardhjen te Akhisar gjërat ndryshuan”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të cilin duket se po e tërheq ideja për të vazhduar në radhët e kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje