Gaz Demi: Uroj të ketë fair-play. Jemi pak më mirë se ata, por të shohim…

2 Prill 2017, 16:47Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është shprehur përpara ndeshjes me Skëndërbeun se Partizani do të marrë maksimumin në këtë takim.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Magazine”, numri një i të kuqve theksoi se e rëndësishme në këtë sfidë është fair-play.

Demi shtoi se shpreson që ky të jetë viti i duhur që Partizani të shpallet kampion.

A është gati Partizani juaj që të marrë 3 pikët? 

Këtë do ta shohim sot… pas 90 minutave. Të përgatitur janë për ta marrë, por tani do ta shohim në fushë. Fair-play është i rëndësishëm.

Mazrekaj do të jetë në fushë, duke qenë se ka qenë i dëmtuar? 

Se kush do të jetë në fushë, këtë e di Sulejmani (Starova). Nuk kam informacion.

A e rëndon Partizanin fakti që ka shumë vite që nuk fiton titullin dhe do të luajë ndaj një ekipi që në këto vitet e fundit e ka fituar shumë? 

Nuk rëndon asgjë te mua personalisht

Jo te ju, por klubi… 

Te klubi, ju e dini se si ka ecur Partizani që kur e kam marrë. Në këto katër vjet. Vjet për pak sa nuk e fituam titullin, që e humbëm mendoj me ekipet e vogla. Deri ditën e fundit ishim në garë. Edhe sivjet aty jemi. Këto katër vjet kemi qenë gjithmonë në garë. Jemi afër titullit.

Jeni afër, megjithatë e shihni ekipin e sivjetshëm më të fortë se vjet, pasi edhe vjet ishit deri në fund duke luftuar? 

Nuk e bëj dot këtë analizë, se kush është ekipi më i mirë, i vjetshmi apo i sivjetshmi. Nga viti në vit, Partizani është përmirësuar.

Po jua bëj pyetjet ndryshe: vjet ishit më afër, apo sivjet jeni më afër fitimit të titullit? 

Vjet ishte ndryshe, sepse u shkëputën dy skuadra deri ditën e fundit për titullin, ndërsa tani janë tre skuadra që prapë janë afër, pothuajse me pikë të barabarta, pasi dypikëshi i Skënderbeut s’është ndonjë distancë, pasi janë edhe 10 ndeshje dhe 30 pikë teorike në lojë.

Megjithatë, Kukësi ka një kalendar relativisht më të lehtë… 

Nuk e kam parë kalendarin e Kukësit, por kalendarin e Partizanit.

Ju i frikësoheni më shumë Skënderbeut apo Kukësit? 

Si person, nuk i frikësohem askujt. Do të pyes lojtarët se cilën nga dy ekipet kanë më shumë frikë. Si ekipe, aty-aty jemi të tre, edhe pse mendoj se ekipi im është pak më lart.

Sa del ndeshja? 

Kam qejf të dalë 1-0…

Patët deklaruar se nuk do ta paguanit gjobën dhe do të luhej pa tifozë. Çfarë ndryshoi te ju, besoni se tifozët do t’iu ndihmojnë? 

Që të them të drejtën, kam qenë jashtë vendit dje kam ardhur. Votën time e kam kundër, për të mos e paguar gjobën, por bordi, me shumicë votash, vendosi që duhej paguar, kështu që uroj që tifozët të na japin atë mbështetje për të fituar.

 

2 komente në “Gaz Demi: Uroj të ketë fair-play. Jemi pak më mirë se ata, por të shohim…”

  1. Holta says:

    Veshtire do ta kesh sot perbakke Skenderbeut o Gazi, po nuk ta leshoj Erjon Bracen sot nga konventa ky bobi Ed Rama, se vetem fale topave e Demit mund te vije ne vehte ky Erjoni yne gjysem juventin gjysem partizan.

  2. perlat spahiu says:

    shqiperi moj shqipeni tere hajdutet te blene ty.gazi i demit trimi i camerise ish hajdut mishi ne kombinatin e mishit,nepermjet kryehajdutit fatoq nano **,bleu turizmin e sarandes**,me pas e shiti,dhe tash ka blere ekipin e futbollit te partizanit.ne jemi shume te gezuar me keta kapitaliste te rinje.te na bashkohet cameria dhe greqi-a.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje