Eden Hazard është shprehur se është shumë i lumtur tek skuadra e Chelsea.
Ylli i “Bluve të Londrës” i pyetur për një largim të mundshëm në Real Madrid, ka theksuar se do të repsektojë kontratën e tij me klubin londinez.
“Nuk kam çka të them rreth të ardhmes. Jam shumë mirë këtu. Kam detyra për të përfunduar këtë vit. Kam kontratë deri në vitin 2020. Për momentin jam i mirë këtu”, tha Hazard
Mesfushori bleg është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madrid, skuadër e cila thuhet se është gati të paguaj deri në 100 milionë euro për kartonin e tij.