Zinedine Zidane ka vendosur që të shes mesfushorin kolumbian, James Rodriguez.
Trajneri i Real Madridit, tashmë ka nisur të mendoj për vitin e ardhshëm, ku pjesë të skuadrës nuk e sheh kolumbianin, James Rodrigues.
AS shkruan se, James nuk ka bindur këtë edicion dhe Zidane mendon që më e mira për të dhe për Realin është që ai të largohet.
Ky është një lajm shumë i mirë për të riun Marco Asensio, i cili pritet që vitin e ardhshëm të jetë protagonist në Madrid.