Griezmann gjithmonë e më larg, Man. United mendon për Lukaku

31 Mars 2017, 16:01Sport TEMA

Përpara disa javësh kalimi i tij te Manchester United, në fund të këtij sezoni dukej thjeshtë një formalitet, por në vetëm pak kohë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe Antoine Greizmann mund të mbetet thjeshtë një ëndërr për Djajtë e Kuq.

Jose Mourinho e dëshironte me cdo kusht francezin për të formuar një dyshe në majën e sulmit me të dhe Zlatan Ibrahimovic, por Griezmann përpara milionave dhe një eksperiencë të re në Premier League ka zgjedhur të qëndrojë te Atletico e Madridit edhe për të paktën një tjetër sezon.

26-vjecari është bindur nga El Cholo Simeone. Trajneri argjentinas ka kontratë me Los Colchoneros deri në vitin 2018 dhe duke qenë se ishte pikërisht Simeone ai që besoi te Griezmann, sulmuesi nuk kërkon ta ndahet nga trajneri i tij. Për të shmangur edhe interesimin e Manchester United, drejtuesit e klubit madrilen kanë aktivizuar në kontratën aktuale të Griezmann një klauzolë largimi që kap shifrën e 100 milionë Eurove. Në këtë mënyrë Manchester United ka nisur të mendojë për alternativa të tjera. Sipas mediave angleze, Mourinho ka vendosur në shenjestër belgun e Evertonit, Lukaku dhe talentin e Monacos Mbappe.  Edhe këta dy lojtarë kanë vlera shumë të larta në merkato por drejtuesit e United do të bëjnë maksimumin për të afruar në ekip të paktën njërin prej tyre./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje