Shqipëria drejt “humnerës”, humb 12 vende në FIFA

31 Mars 2017, 14:02Sport TEMA

Shqipëria po shkon drejt “humnerës” në renditjen e FIFA-s.

Humbjet e pësuara përballë Italisë dhe Bosnjës do të kenë një ndikim negativ të ndjeshëm në pozicionin në renditjen botërore të kuqezinjve.

Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re të FIFA-s që do të publikohet më datë 6 prill, skuadra e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi do të humbë 12 vende duke u pozicionuar në vendin e 66.

Me këtë rënie të ndjeshme në renditja, tashmë Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të teksa që ka humbur 7 vende, raporton Panorama.

Sa u përket rivalëve të tjerë në grup, Spanja mbetet në vendin e 10, Italia fiton 3 pozicione duke u ngjitur e 12-a, Maqedonia rritet me 33 pozicione duke mbajtur vendin e 133-të, ndërsa Lihtenshtejni humb 5 pozicione dhe renditet i 189-i.

Edhe Kosova do të bjerë në renditje pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje