Partizani ka vijuar sot me seancën e radhës stërvitore të zhvilluar në orën 14:30 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës.
Në drejtimin e trainerit Starova sot janë vë nën urdhra të gjithë lojtarët përfshirë dhe kapitenin Hoxha dhe fantazistin Mazrekaj.
Me kontigjentin e plotë në dispozicion traineri Starova ka testuar sot skuadrën me një ndeshje miqësore brenda grupit, ku të gjithë lojtarët kanë dhuruar impenjim maksimal.
Përgatitjet do të vijojnë të premten me seancën e radhës në program në orën 14:30.