Alarm te Bayern, operohet Neuer

30 Mars 2017, 16:26Sport TEMA

Kur duhen më pak se 2 javë nga përballja me Realin e Madridit për çerekfinalet e Champions League, në Mynih ka alarm.

Pas Douglas Costa, i cili nuk po stërvitet me grupin për shkak të dëmtimit me gju, vijnë probleme edhe për Manuel Neuer.

Portieri do të mungojë në ndeshjet e Bundesligës ndaj Augsburgut dhe Hofenhajmit për shkak të problemit në pulpë, që e pengoi të luante me Gjermaninë ndaj Anglisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas asaj që informon klubi bavarez në faqen zyrtare, Neuer është operuar në këmbën e majtë dhe operacioni doli me sukses.

Sipas kampionëve të Gjermanisë, portieri do të kthehet të luajë ndaj Borussia Dortmund, javën që vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje