Prag Partizani, Skëndërbeu vendos heshtjen për shtyp

30 Mars 2017, 15:11Sport TEMA

Skëndërbeu ka vendosur që deri në përballjen e së dielës kundër skuadrës së Partizanit të vendosë heshtjen për shtyp.

Klubi korçar përmes një postimi në faqen zyrtare njofton se heshtja për shtyp do të vijojë deri në fund të kësaj ndeshje.

“Falenderojmë të gjitha mediat e shkruara dhe vizive për interesin e treguar përpara sfidës ndaj Partizanit por drejtuesit e klubit duke parë rëndësinë që shfaq ndeshja e radhës kanë vendosur heshtje për shtyp deri në përfundim të takimit” thuhet në njoftimin e klubit korçar.

Partizani-Skëndërbeu është takimi kryesorë i javës së 27-të të Kategorisë Superiore e cila është një sfidë direkte për titullin kampion.

Kjo ndeshje luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje