Taulant Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin kuqezi”

30 Mars 2017, 14:36Sport TEMA
Taulant Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin

Vazhdon përplasja në distancë mes Taulant Xhakës dhe Xhani De Biazit.

Menjëherë pas deklaratave të trajnerit në emisionin “Opinion” se mesfushori zgjodhi Kombëtaren pasi nuk e pranoi Zvicra, Xhaka ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t’iu përgjigjur teknikut italian.

Pak pas mesnatës së të mërkurës, menjëherë pas përfundimit të emisionit, 26-vjeçari përditësoi kopertinën në “Facebook” duke vendosur një foto që simbolizon identitetin e tij shqiptar.

Në të shfaqen katër shenja gishtash me simbole kuqezi dhe katër data domethënëse: 1190 (themelimi i Principatës së Arbrit), 1443 (Lidhja e Lezhës), 1912 (Pavarësia) dhe 2017 (viti aktual). Në foto gjithashtu shkruhet në anglisht: “Identiteti im. Vazhdon…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje