Largimi nga Kukësi, Hasani: Nuk do doja të përfundonte kështu…

29 Mars 2017, 20:13Sport TEMA

Edon Hasani ka reaguar pas largimit përfundimtar nga skuadra e Kukëisi.

Mesfushori shkodran i cili ishte një nga lojtarët më të mirë tek verilindorët, ka ndërprerë me bashkpunim kontratën me Kukësin.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Hasani shkruan  se nuk dërshironte që aventuara e tij të mbyllej në këtë mënyrë.

Më tej ai ka i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe kritikat që i kanë dhënë.

Postimi i Edon Hasanit.

Çdo fillim e ka një fund, por asnjëherë nuk do doja të përfundonte kështu dhe pikërisht sot…
Faleminderit të gjithëve, i madh e i vogël, ata që më kanë dashur e vlerësuar dhe ata që kanë pasur pakënaqësi e kritika për mua, ju falenderoj të gjithëve. Ju faleminderit së pari për kritikat pasi ato më kanë “detyruar” të jap më të mirën time për këtë fanellë dhe për besimin i cili më ka motivuar akoma më tepër. Faleminderi të gjithëve pa përjashtim. Tre vite shumë të mira në Kukës, ku kam fituar edhe trofe, por më i rëndësisshmi është rrugës. Kam dhënë edhe unë kontributin tim për trofetë, për turet e kaluara dhe për “njërën dorë” që Kukësi ka vendosur sot tek Titulli Kampion duke derdhur djersë e duke sakrifikuar në shumë situata. Kemi treguar që I bëjmë realitet ëndrrat dhe jam I bindur për suksesin, edhe pse nuk do të jem aty për ta shijuar atë. Futbolli nuk është i përjetshëm, por e rëndësishme është që kudo të luaj, të lë sadopak shenjë të mirë dhe të krijoj vlerësim për Hasanin.
Faleminderi të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje