Mesfushori gjerman, Bastian Schweinstegier, është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët e skuadrës së tij të re, Chicago Fire.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, ka arritur në Chicago, para nënshkrimit të kontratës me skuadrën e re.
Gjermani është pritur shumë mirë nga tifozët, të cilët kishin dalë me qindra në aeroport për t’i uruar mirëseardhje lojtarit të tyre.