Kombëtarja e femrave, Grima shpall listën: Synojmë kualifikimin

29 Mars 2017, 15:36Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit të femrave, Armir Grima, ka publikuar listën e lojtareve që do të ketë në dispozicion për paraeliminatoret e Botërorit.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B, bashkë me kombëtaren e Maltës, Greqisë, dhe Kosovsë.

Në konferencën për shtyp tekniku, Armir Grima, tha se grupi është i vështirë, por u shpreh se skuadra do të jap maksimumin për tu kualifikuar.

Sa i përket përballjes më Kosovën, Grima tha se ky takim do të jetë mjaft special për të dyja kombëtaret.

“Jemi munduar të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme, pas grumbullimeve që kemi bërë kohët e fundit. Jemi në një grup të vështirë, por kemi besim se do të lualifikohemi. Ndeshja me Kosovën është e vecantë. Kemi shumë vajza nga Kosova, ne duhet të tregojmë vlerat për objektivat që kemi.”

Paraeliminatoret e kampionatit botëror do të zhvillohen nga data 6 Prill deri më 11 Prill në stadiumet “Elbasan Arena” dhe Selman Stërmasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje