Shqipëria humbet dhe në miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës

28 Mars 2017, 20:07Sport TEMA

Shqipëria është mundur dhe në miqësoren e sotme përballë Bosnje Hercegovinës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Bosnjakëve.

Kjo është humbja e rradhës për kuqezinjtë pas asaj që morëm të premten kundër italisë për kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Në këtë takim u vu re mungesa e tifozave në shkallët e stadiumit, si dhe ndryshimet e mëdha që trajneri Gianni De Biasi kishte vendosur të bënte në krahasim më takimin e fundit.

Miqtë arritën që të shënojnë shumë shpejt, pasi në minutën e 6-të sulmesi Edin Dzeko arriti që të shënojë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Bosnja arriti që të shënojë dhe golin e dytë me Senad Lulic që konkretizoi në mënyrë perfekte një aksion spektakolar të skuadrës së tij.

Reagimi i Shqipërisë erdhi në pjesën e dytë, duke krijuar një volum të lartë loje për të gjetur golin i cili erdhi në minuten e 68-të.

Bomberi shkodran, Bekim Balaj, nuk gaboi me kokë ku i vetëm përballë portierit arriti që ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Kuqezinjtë ishin të pafat në sekondën e fundit me Latifin që u ndal mrekullisht nga portieri mik, që ndali një gol të sigurtë.

Gjithcka u mbyll me shifrat 1-2 me Bosnjen që merr një fitore në Elbasan përballë Shqipërisë./Fatjon Baze/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje