Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka festuar ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes së tij.
Në adresë të lojtarit të Bazelit kanë mbërritur shumë mesazhe urimi, ku një ndër to është dhe urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
“Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç!” ishte urimi i Dukës.
Ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja e Xhakës i cili shkruan.
“Faleminderit President”.
Ditët e fundit 26-vjecari është përfshirë në një konflikt me trajneri Gianni De Biasi, ku pas ndeshjes me Italinë ka vendosur që të mos vij më në kombëtare.