VIDEO/ Shqipëri-Bosnje, formacion surprizë nga De Biasi

28 Mars 2017, 15:48Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë të martë në “Elbasan Arena” në orën 18:00 me Bosnje Hercegovinwn.

Një sfidë miqësore kjo që do vlejë për të provuar emra të rinj të futbollistëve të grumbulluar nga De Biasi.

Në krahasim me ndeshjen me italinë, në formacionin titullar do të zbresin futbollistë që janë grumbulluar për herë të parë.

Në portë do jetë përsëri Strakosha, në qender të mbrojtjes do të debutojë Albi Alla i Kukësit, në të majtë rikthehet Naser Aliji.

Hapsirë do t’i jepet edhe Azdren Llullaku dhe Jahmir Hykës që do luajnë nga krahët në mesfushë, ndërsa në sulm rikthehet Balaj.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve De Biasi, në formacionin bazë nuk ka lëvizuar futbollistët bazë si Hysaj,Veseli, Basha, Memushaj e Kukeli duke dhënë sinjale se për të, fitorja ndaj Bosnjes është e rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje