Partizani rinis përgatitjet për sfidën me korçarët

27 Mars 2017, 18:14Sport TEMA

Partizani i është rikthyer sot përgatitjeve pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik.

Seanca e radhës është zhvilluar në orën 14:00 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës.

Gjendja e skuadrës paraqitet tepër pozitive dhe kontigjenti i lojtarëve ka vijuar me ritme të larta javën anti -Skënderbeu.

Të martën skuadrës pritet ti bashkohet edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili në dy testet miqësore që ekipi ynë përfaqësues U 21 zhvilloj ndaj Moldavisë dhuroj paraqitje tepër pozitive.

Përgatitjet do të vijojnë të martën me seancën e radhës në program në orën 12:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje