Etrit Berisha mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat për sezonin e ardhshëm.
Për portierin e kombëtares shqiptare janë disa skuadra nga Bundesliga gjermane dhe “Premier League” që kërkojnë të marrin shërbimet e tij.
Është vetë menaxheri i tij, Federiko Pastorelo, që ka zbuluar këto zëra për interesimin e klientit të tij.
Berisha pritet që të ulet të bisedojë me Atalantën dhe Lazion që ka kartonin e tij për të vendosur të ardhmen e tij.
“Ai po bën pikërisht atë që të gjithë prisnin prej tij. Atalanta ka të drejtën e blerjes për një shumë mjaft të rëndësishme. Por ai ka shumë treg, sidomos jashtë, në Bundesligë dhe në Premier League”, tha menaxheri i Berishës.