Taulant Xhaka shpërthen ndaj De Biasit: Mua më dhimbset Shqipëria, atij paratë…

26 Mars 2017, 17:21Sport TEMA

Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis De Biasit dhe mesfushorit, Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp.

Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin.

Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, për Top Channel, ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi.

Ja reagimi i plotë i Xhakës:

Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat.

Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim.

Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë.

Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund. 

11 komente në “Taulant Xhaka shpërthen ndaj De Biasit: Mua më dhimbset Shqipëria, atij paratë…”

  1. Labi says:

    Tekanjoz dhe aguridh, sot je neser sje.tregohu srioz.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Deri tani Xhaka ka manifestuar pakenaqsi me vendimet e trajnerit Biazi,ku perpara kamerave ka flakur bidonin me leng,ne kohen kur u nderua me nje lojtar tjeter!
    Te jesh lojtar titullar nuk eshte privilegj,por sakrifice ,ndersa kundershtar I vendimeve te trajnerit,i papranushem .
    Mund te permendim raste te shumta,te lojtarve me te mire te botes,ku ne asnje rast nuk perplaen me trajnerin,apo gjyqtarin,por me sjelljen e tyre,gezojne respektin e sportedashese ne mbare boten.
    Xhaka ka per detyre te kryej sa me mire detyren e lojtarit te ekipit kombetar,deshira per te bere dhe trjnerin, tregon adolishenc profesionale.

  3. inat says:

    i largove nje e nga nje ata qe luanin per flamur…mbaj lilen qe luan per allahun

    1. orli says:

      Abrashi ka qene i demtuar dhe prandaj nuk ka luajtur besoj une, ai eshte nga me te miret e kombetares, motori i mesfushes, nuk besoj qe traineri te kete probleme me te!

  4. Orli says:

    Xhaka!vere nje here veten ne rolin e tranjerit,si te duket qe kur ta ndrrosh lojtarin ai te shkelmoi shishet e cfare ti dali perpara?!une per vete nuk do te kisha grumbulluar asnjehere e jo me te luash,traineri eshte treguar mjaft tolerant me ty duke te grumbulluar dhe ti eshte dashur te ulesh koken e ti kerkosh falje atij e jo te besh si kapadai e te mundohesh ti kerkosh llogari.shko luaj me bunjakun po i mbaruan te afermit e kusherinjet se vetem ata fut ne loje ai!

  5. Tim says:

    Dhe sip as jush basha apo kukeli,le pastas lilen meritojn te luajn para xhakes??
    Kta luajn ne ligat e dyta me ekipe vari bidonat.
    Xhaka ka lujt regullisht ne champions me bazelin.
    Sa her lun Xhaka abrashi ne mesfush perher kemi qen me lart si ekip.
    Kush e shpejgon si thiret lila ne kombtare??
    Lojtari me pa lidhje bashk me cikalleshin

  6. Shqiptari Ilirise says:

    Ti mundet ta duash Shqiperine,por me kete menyre ti e demton Shqiperine.
    Ne qoftese ti je AS DeBiazi nuk ka pse te lere ne stol.Por ti ke komplekse qe te vine nga vellai qe luan me Arsenalin.
    Ne vend ti kerkosh te falur trainerit dhe shqiptareve per sjelljen harbute vazhdon ta thellosh gabimin.
    Jam i sigurt se me klubin ku luan nuk do guxoje ta beje se do te digjte prapanica mire.Kurse me kombetaren nuk te djeg xhepi per sjellje te tilla.

  7. demokrati says:

    Largoni De Biazin mos shkaterroni Shqiperine. E nisi me Vajushin po e perfundon ne Abrashin dhe Xhaken. Eshte nje trainer me pak se medioker dhe si njeri nje inatci i pakorrigjueshem. Nese nuk di te beje dallimin mes Bales dhe Cikaleshit dhe midis Liles dhe Xhakes/Abrashit kjo eshte shume per tu toleruar.

  8. Xheku says:

    Vini Re vini Re xhaka esht thjesht nji injorant bile edhe rrugac.

  9. adri says:

    KENDVESHTRIM TJETER ti je nje kelysh i klanit duka- ganiu. Xhaka duhet te jete titullar ne cdo ndeshje. te vesh lilen perpara tij eshte nje qeneri edhe mos respekt ndaj vlerave te nje titullari te padiskutueshem te kampioneve te zvicres bazel. Xhaka ka kualitete eshte i ri energjik luan me gjak edhe nje mesfushor i shkelqyer. Mire ja ka bere ganiut edhe ne fytyre tja kishte perplas shishen. ganiu i ka ditet e numeruara . Duket qarte qe nuk ndjek lojtaret / ndeshjet edhe num mer vesh nga futbolli. klb

  10. Dibra says:

    Tutti sono utili e nessuno è indispensabile. (( Te gjithe Jane te nevojshem dhe asnje i domosdoshem)Kete thenie e njef shume mire De BiasiQe te jesh sportist i mire duhet te kesh dhe disipline te mire.,ndryshe rri ne stol. E mbani mend Mario BallottelinNuk deshi me dit njeri per ate e lane ne stol sa deshen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje