Kombetarja U-21 ka barazuar në sfidën miqësore që zhvilloi ditën e sotme kundër Moladvisë.
Takimi që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku, Alban Bushi, zhvilluan një 90-minutësh pozitiv duke dominuar përballë kundërshtarit, por nuk arriti të shfrytëzonte në mënyrën e duhur rastet e krijuar.
Në minutën 11-të kuqezinjtë u ndalën nga shtylla pas gofitjes së Endri Cekicit që i mohoi golin e avantazhit.
Një test pozitiv ku për Shqipërinë U-21 ku u pa nga afër gjëndja e lojtarëve.