Partizani ka zhvilluar sot përgatitjet në kuadër të përballjes ndaj Skënderbeut.
Seanca e sotme është zhvilluar në mesditë në orën 11:00 në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” të Pëzës.
Sot traineri Starova ka programuar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit me të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka patur në dispozicion , me përjashtim të kapitenit Hoxha dhe mesfushorit Ramadani, të cilët vijojnë të jenë të impenjuar me ekipet kombëtare.