Pas Afrimit Takut, trajneri Gianni De Biasi ka ftuar në kombëtare dhe lojtarin e U-21 Keidi Baren.
Bare do të jetë nën dispozicion të teknikut kuqezi për sfidën miqësore kundër Bosnje Hercegovinës që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Mungesat në mesfushë pas largimit të Xhakës dhe Abrashit ka bërë që De Biasi të afrojë elementë të rinj në kombëtaren kuqezi.
Keidi Bare është një nga talentët më premtues në kombëtaren shqiptare, pasi luan dhe në një nga skuadrat më të mëdha në kampionatin spanjoll sic është Atletico Madrid.