Argjentinasi Paulo Dybala është një nga futbollistët më të mirë dhe premtues të Serisë A dhe Florentino Perez e dëshiron me çdo kusht në “Santiago Bernabeu”
Barcelona, prej kohësh ka vënë sulmuesin e Juventusit në listën e dëshirave të saj, por së fundi edhe Real Madrid ka filluar të shfaqë interes konkret për të.
Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez ka gati një ofertë të majme prej 125 milionë eurosh, që të bindë Juventusin, të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.
Dybala cilësohet si një nga pasuesit e Lionel Messit dhe madrilenët duket se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të bërë pjesë të organikës së trajnerit Zidane.
Sulmuesi 23-vjeçar grumbullohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Argjentinës, ndërsa te Juventusi është një titullar i padiskutueshëm, ku udhëheq sulmin bardhezi së bashku me argjentinasin tjetër, Higuain.