Kombëtarja U-21 ka triumfuar në miqësoren e dytë të lujatur kundër Moldavisë.
Sfida e zhvilluar në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin e pastër 2-0.
Një fitore mjaft e bukur kjo për skuadrën e drejtuar nga, Alban Bushi, që dominuan përballë homologëve të tyre.
Autorët e golave në këtë takim u shënuan nga ana e Kristal Abazaj dhe Bardhec Bytyqi që vulosën suksesin e kuqezinjve.
Një test pozitiv ky për kombëtaren U-21 përpara nisjes së eliminatoreve të kampionatit europian.