De Biasi: Nëse dikush vetëpërjashtohet, nuk është puna ime. Përballja me Bosnjen e rëndësishme

27 Mars 2017, 17:43Sport TEMA

Gianni De Biasi ka dalë sot në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Bosnje Hercegovinës që do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dhe në konferencën e sotme, tema e nxehtë ishte përplasja e teknikut kuqezi me mesfushorin, Taulant Xhaka.

De Biasi tha se është ai që vendos për zgjedhjet që bën në formacion dhe lojtarët duhet t’i binden vendimeve të tij.

“Trajneri është 60 vjeç, ndërsa Xhaka 27 dhe trajneri kujdeset për lojtarët e tij, ndoshta ata jo për veten e tyre. Ka rregulla për të qëndruar në grup, i pari është të respektosh shokët dhe vendimet e trajnerit. Nëse dikujt i duket vetja më i mirë mjafton ta tregojë në fushë. Unë ua kam dhënë mundësinë të gjithëve, por nëse mendon se duhet të luajë gjithmonë kjo është një çështje tjetër që nuk më takon. Kombëtarja ka një president dhe një trajner që thërret lojtarët por jo të 23 mund të luajnë dhe unë duhet të kujdesem për të gjithë. Nëse dikush vetëpërjashtohet atëherë nuk është puna ime, unë jam mësuar të përballem me vështirësitë. Nëse paraqitesh mirë te skuadra ku luan nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të luash me përfaqësuesen”.

Më pas De Biasi u ndal dhe tek përballja me Bosnje Hercegovinën. Italiani theksoi se ky duel është një test mjaft i rëndësishëm për përballjen e qershorit kundër Izraelit.


“Do të përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv por do të kërkojmë të integrojmë edhe elementë të rinj. Kjo ndeshje për ne është një test sepse përballë kemi një skuadër shumë të fortë ndaj se cilës duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jam i fokusuar që tani për sfidën e Qershorit në Izrael dhe kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për atë përballje”.

1 komente në “De Biasi: Nëse dikush vetëpërjashtohet, nuk është puna ime. Përballja me Bosnjen e rëndësishme”

  1. Bogonica says:

    Faleminderit djemeve te Kombetares,faleminderit De Biazi per stilin e lojes se ekipit,rezultati me Italine,qe eshte nje superfuqi futbolli, nuk duhet te na stepi.De Biazi eshte trajneri qe duhet t’a respektojme ne vendimet e tij.Ta themi troc Kombetarja jone luajti mire ne Itali,te pakten nga stadiumi nuk dolem kokeulur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje