Dhurata e presidencës së Partizanit, rikthen tifozët për sfidën me Skëndërbeun

28 Mars 2017, 14:57Sport TEMA

Presidenca e Partizanit i ka dhënë një lajm të shkëlqyer tifozerisë së saj.

Super sfida e javës së 27-të e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skëndërbeut do të luhet me praninë e tifozave.

Lajmi është konfirmuar vetë nga ana e klubit të kuq përmes një postimi në faqen zyrtare.

Postimi i Partizanit.

ZYRTARE FK PARTIZANI – KF SKENDERBEU Klubi rikthen lojtarin e 12-të në stadium Përballja e vlefshme për Javën e 27-të të Kategorisë Superiore, do të luhet ditën e diel datë 2 prill, ora 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Klubi njofton se ka konvertuar me vlerë monetare, dënimin prej katër ndeshjesh nga Komisioni i Disiplinës duke i mundësuar tifozerisë prezencën e saj nga takimi i radhës ndaj Skënderbeut. Pas një mungese prej 3 ndeshjes, tifozeria e kuqe rikthehet në shkallët e stadiumit për të mbështetur masivisht skuadrën në 10 finalet e mbetura të sezonit. #PërjetMeTyPartizan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje