Elseid Hysaj nuk heq asnjë presje nga qëndrimi i trajnerit Gianni De Biasi në lidhje me çështjen “Xhaka”. Mbrojtësi shqiptar që ishte përkrah trajnerit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes miqësore, dha një sinjal të rëndësishëm se grupi nuk cënohet nga veprime të tila individuale. Një deklaratë që ndoshta do të shërbejë si provë gjenerale që në të ardhmen mbrojtësi shkodran të vendosë në krahun e tij shiritin e kapitenit.
“Jemi 23 lojtarë dhe nuk besoj se dy lojtarë nuk mund të prishin gjithë grupin. Jemi të fokusuar të stërvitemi mirë jemi të rinj në repartin e mbrojtjes dhe me pak më shumë eksperiencë kemi një të ardhme pozitive përpara”.
Një qëndrim derik diku korrekt por me një lapsus që gjithsesi nuk kaloi jashtë vëmendjes së De Biasit. Trajneri u kujdes që t’u bënte me dije mediave se është vetëm një lojtar i larguar pasi Abrashi nuk është pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi. Në vijim, Hysaj u përqëndrua te ajo që ndodhi në Palermo me tifozët.
“Tifozët ndonjëherë mund të bëjnë edhe pak rrëmujë por nuk e di arsyen përse e bënë atë veprim në Palermo”.
Hysaj e di shumë mirë peshën e fanellës duke theksuar se shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë pasi Kombëtarja është një privilegj për çdo lojtar. Në fund, ai vuri theksin te sfida e radhës kundër Bosnje Hercegovinës.
“Bosnja ka lojtarë shumë të mirë, kështu që do të jemi të përgatitur besoj që do ia dalim. Ne luajmë për të fituar dhe besoj se do të jetë ndeshje e bukur. Do të shikojmë në fund si do dalë”.
Ashtu I bie qe dy veta ta prish in gripin O GAZETAR.