“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjet e kombëtares

28 Mars 2017, 16:52Sport TEMA
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjet e kombëtares

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjet e kombëtares shqiptare.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, ata shprehen se ekipin do ta mbështesin vetëm në ndeshjet jashtë shqipërisë.

Kjo per shkak te sjelljes se patolerueshme te policise shqiptare.

Postimi i “Tifozave Kuq e Zi”.

Sonte do të jemi në Elbasan, por jo në stadium. Tifozin sonte dhe në të gjitha ndeshjet në vijim (brenda Shqipërisë), do ta bëjë policia me kallashnikov. Kur të largohen kallashnikovët nga tribunat e stadiumeve shqiptare dhe policia të na respektojë sic respektohen qëniet njerzore, vetëm atëherë do të kthehemi në stadiumet shqiptare. Deri atëherë, Kombëtaren do ta mbështesim vetëm në stadiumet evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje