De Biasi: Humbje që dhemb, por meritonim fitoren

28 Mars 2017, 20:22Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi, foli pas humbjes së pësuar në miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës në “Elbasan Arena”.

Tekniku kuqezi tha se të gjitha humbjet dhembin, por ai tha se skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë.

“4 humbje radhazi? Janë të gjitha humbje që dhembin. Varet me çfarë sysh e sheh këtë ndeshje. Mendoj se sot rezultati i duhur duhet të ishte fitorja e Shqipërisë. Kemi paguar dy gabime individuale, por ndeshjen e bëmë ne. Nga fillimi në fund ndeshjen e bëmë ne” – tha De Biasi.

Më tej De Biasi shtoi se këto miqësore janë dhe një test i mirë për të parë nga afër element të rinj.

“E patë që luajtën disa lojtarë që nuk kanë luajtur së fundmi. Këtu provohen kualitetet dhe rastet për ndeshjet miqësore. Miqësoret shërbejnë për të fituar, por edhe për elementë të tillë që për bërë një check in edhe për lojtarët e rinj”  tha De Biasi për “Supersport”.

3 komente në “De Biasi: Humbje që dhemb, por meritonim fitoren”

  1. deti says:

    de biazi nuk vepron si trainer por si psikopat.qofte dhe ne miqesore si do qofte ne miqwesore.fillimisht vendoset formacioni baze.pasi sigurohet fitorja atehere mund te zevendesohen me lojtar te rij per ti provuar dhe jo ashtu si vepron dwe biazi qe ne fillim vendos formacion eksperimental pasta formacionin baze te cilet nuk kane force te ncxjerin golat qe kane ngrene te paret.kjo vjen per arsye se de biazi vet kenaqet dhe nuk ka nje formacion baze te skuadres dhe te krijoi nje solidritet midis lojtareve por kerkon qe lojtaret ti perdori si manekin.esjhte nje prepotent i pa afte.

  2. enter"" says:

    Bej valixhet Gani, tullumbacja shqiptare u shfry…ne keq e kemi takatin, nuk japim dot me teper.
    Edhe vajtja ne europian ishte nje rastesi dhe aspak e merituar.

    Suksese ne ekipin e rradhes

  3. boom says:

    O De Biaz e kuptoj qe pjesen e pare deshe te eksperimentoje dhe shikoje disa nga futbollistet qe nuk aktivizohen rregullisht me kombetaren. Por nqs shikon videot e ndeshjes me Italine dhe Bosnjen do veresh qe 90% e pasave te Bashes jane te gabuar. Si mund te kesh organizator nje lojtar me ate statistike deshtimi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje