Partizanit publikon çmimet e biletave, hyrja falas për fëmijët

29 Mars 2017, 15:49Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për sfidën më të rëndësishme të fazës së tretë e cila do të jetë kundër skuadrës së Skëndërbeut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, 15-herë kampionët e vendit kanë vendosur që hyrja për tifozet femra dhe fëmijët nën moshën 10-vjeç do të jetë falas.

Ndërkohë, tifozeria e Partizanit do të vendoset në tribunat A,B, C,D1,E,F dhe G, ndërsa tifozeria e Skëndërbeut në tribunat H1,H2.

Postimi i plotë i Partizanit.

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF SKENDERBEU E DIEL ora 19:00

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 2 000 Lek

Biletat në Tribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 500 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave A,B, C,D1,E,F dhe G
Tifozeria mike nga Korça do të ketë në dispozicion sektorët e Tribunave H1,H2

Për Femrat dhe fëmijët nën moshën 10 vjeç hyrja në Tribunat C, D1,E,F dhe G do të jetë falas.

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Enjte nga ora 9:00 në dyqanin “Joma” sponsor teknik i skuadrës, pranë rrugës “Myslym Shyri”.
Nga dita e shtunë ora 9:00 biletat do ti gjeni edhe në pikën e shitjes, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje