Ibra mund të qëndrojë dhe një sezon tek Manchester United

29 Mars 2017, 19:10Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë edhe një vit tek Manchester United

Sulmuesi suedez ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në fund të këtij edicioni, me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Në një pronocim Ibra u shpreh se ai kurrë nuk largohet pa e përfunduar punën e tij dhe kështu do të bëj edhe kësaj radhe.

“Unë jam një person që kur e marrë një punë, përkushtohem 200 për qind, dhe kjo është ajo që po bëj. Kurrë nuk jam larguar pa e përfunduar punën time”, tha Ibrahimovic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje