De Biazi: Xhaka erdhi te Shqipëria pasi nuk e zgjodhi Zvicra. Hafizi të mendohet para se të flasë

30 Mars 2017, 00:14Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se Taulant Xhaka ka ardhur te Shqipëria se nuk e ka zgjedhur Zvicra.

Ai insistoi që mesfushori kishte lënë në balte shokët e skuadrës duke braktisur ekipin par ndeshjes me Bosnjën.

“Nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra që nuk e deshi dhe pastaj erdhi te Shqipëria. Më bëhet qejfi që është i lidhur më bluzën, e tregoi edhe rastin e fundit, duke lënë shokët vetëm. Shkoi te klubi. Pse? Se nuk luajti kundër Italisë dhe se mendonte se kishte padrejtësi kundër tij dhe se më e mira ishte të luante me skuadrën e tij”, tha De Biazi.

“E vetmja herë që nuk luajti më parë ishte Lihtenshtejn që të çlodhej për Spanjën dhe ishte strategjike. Me Italinë kisha nevojë për dy lojtarë me karakteristika të ndryshme dhe janë bërë vlerësime nga stërvitjet gjatë javës.

Kemi bërë 6 seanca stërvitore dhe të gjitha monitorohen, aty tregohet kush vrapon në një mënyrë apo tjetër, të dhënat e tij ishin negative. Ai po luan te Bazeli dhe është i lumtur atje, dhe klubi i lumtur me të. Por sa më përket mua është një lojtar si gjithë të tjerët.

Me të nuk kam pasur asnjë debat, por ishte një SMS që më dërgonte në orën 1.10 te natës ku më kërkonte të flisnim. Me çoi SMS pas Italisë në atë orë, e pashe të nesërmen në mëngjes se në atë orë e mbaj të fikur telefonin, jam person normal. Në mëngjes kur u zgjova pash edhe një të dytë e të tretë ku më shkruante se do largohej.

E takova të nesërmen në hollin e hotelit. I thashë shko, shko i qetë. A do kthehet? Nuk varet nga unë, por nga sjellja se ka gabuar. Janë edhe episode të tjerë larg kamerave, për të cilat nuk dua të flas, nuk jam 27-vjeç si Taulanti që thotë gjëra. Duhet të kuptoni që ka disa dinamika në kokën e lojtarëve, çdo gjë shkon mirë kur luan dhe jo nëse nuk luajnë”.

Për debatin me Astrit Hafizin

“Më habit Hafizi se para se të flasë duhet të mendohet. Ai mendoj se nuk i sheh mirë ndeshjet nga TV, t’i shohë në stadium se në TV kamera kap zonën vetëm ku është topi. Mendoj se ai është xheloz për atë që arrita dhe ai nuk e bëri dot edhe pse kishte një skuadër shumë të mirë”

Për rinovimin

Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Në fund të shohim a kanë besim te unë dhe a mund ta çoj përpara ekipin. E kam fjalën për ata që kanë peshë te Federata, si presidenti e të tjerë. A dua të rri? Pse jo”.

8 komente në “De Biazi: Xhaka erdhi te Shqipëria pasi nuk e zgjodhi Zvicra. Hafizi të mendohet para se të flasë”

  1. baromina e tret says:

    rri italjon se po ike ti do fillojn shqiptaret ta shkatrrojn kombtaren ashtu sic bejn me shtetin e tyre po t mos jen t hujt qe ti monitorojn.
    rri se je tamom.
    s ka shqiptar qe bo ekip. shqiptart dijn t bejn vec banda krimesh.

  2. Zhos Profesionosti says:

    Astrit Hafezi nje hajdut ordiner tek FSHF. U merte nga 5000 euro futbollisteve kur ishte trainer i kombetares. Mendoni se me Hafezin do mundni Italine ne Itali..? Trainer si Hafezi ka ne cdo lagje te kryeqyteteve te Europes.

    1. Lugati says:

      o de biaz..o katnar nga sarmede…po t njofim sa tranjeri mir je mer daje..palla longa e pedalare..fati jot ishte gani qe te qelloje brezi me i forte i futnollistave shqiptare 35 vjet e fundit..pranej mos mer merita qe ske

  3. Vlonjati says:

    Sakte si profesionist .e vleresoi.

  4. drini says:

    Esht nga te vetmit trajner qe sheqiperia ka arritur deri ketu esht merita e tij sa trajner te tjer kan hardhur dhe nuk kan ber as gje bravo de biazi

  5. Sheki says:

    Kjo nuk eshte e vertete aspak por De Biasi te cili ne e çuam aq larte abuzon me ndjenjat tona kombetare duke u thirrur ne flamur dhe kombin shqiptar. Nuk mund ta doje ai shqiptarine me shume se shqiptret kete duhen ta dijne te gjithe naivet. Mire Xhaken nuk e mori Zvicra por mund te shkonte te Kosova sic beri Besart Berisha me te cilin De Biasi tallte koqet dhe me shume te tjere. Ekipin nuk e beri De Biasi ate e bene shqiptaret dhe de biasi eshte i vogel per te futur faren e percarjes ne mes shqiptareve. Ikkkk breshkaxhi se vetem “martesa me don kriminelin Duka te ka mbajtur aty.

  6. fredi says:

    SA PIKE KE GRUMBULLUAR ME KOMBTAREN ZOT. HAFIZI DERI KU E KE SUKSESIN , DHE HUMBJE DO KEMI POR ESHTE I VETMI TRANJER QE PO RIGJENERON BREZAT FUTBOLLI NUK LUHET VETEM ME EMRA NUK ESHTE MIRE QE TE VEME EPITETE PER KAPRICO LOJTARESH

  7. Salka says:

    Gani mos e rruaj fare,skuadra Luan Dhe ka nje identitet tashme.per xhakat si familje jane te cudicem,te pakten Nuk e shkruajne mbiemrin DZAKA ,si disa kosovare te tjere,.E ardhmja jote i dashur Gani varet tek 2ndeshjet e ardheshme Haifa dhe Shkupi,po more 3 osé 4 pike po edhe 2 personalisht je me ZEMER SHQIPTARE.un abbraccio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje