Diego Armando Maradona insiston se ai nuk ka gisht në dënimin e Lionel Messit me katër ndeshje pezullim nga FIFA.
Maradona u akuzua se kishte ndikuar për këtë dënim, por ai tha se nuk ka gisht në këtë punë, madje thotë se do të bisedoj me presidentin Gianni Infantino.
“Dënimi ndaj Leo Messit është i ekzagjeruar. Më lëndon kur njerëzit thonë se unë kisha ndikim në këtë vendim, por ju betohem në Zot se nuk dija asgjë. Gjithçka filloi në Conmebol”, tha Maradona për La Oral Deportiva.
“Do të bisedoj me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, sepse është një dënim i tmerrshëm. E kam telefonuar shumë herë edhe Messin, por nuk më është përgjigjur”.