Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, ka folur në konferencën për shtyp për përballjen e nesërme kundër Vllaznisë.
Në fjalën e tij tekniku i bardhebluve tha se sfida me shkodranët do të jetë mhjaft e rëndësishme.
Sipas tij sfida me Vllazninsë vendos dhe shanset e Tiranës për objektivin drejt Kupave të Europës.
“Do te jete ndeshje e veshtire. Vllaznia deshiron te luaje futboll. Nuk do te thote qe luajme ne “Selman Stermasi” dhe do te jete e thjeshte. Siç e shihni dhe vete, kampionati ka marre nje rrjedhe te veshtire. E vleresojme maksimalisht kete ndeshje.
Elisin e kam njohur, jo tani, por shume me para. Dihen cilesite e atij lojtari. Une nuk e bazoj lojen e nje skuadre vetem te nje lojtar. Ka edhe futbolliste te tjere siç eshte Shtubina. E vleresoj Vllaznine ne kompleksitet si skuader, jo vetem nga individe te veçante. Ne duhet te mendojme qe te marrim piket per te qene sa me te qete, megjithese nuk e thashe direkt. Ne nuk kemi çfare te pretendojme tani me, por duhet te jemi te qete per vazhdimesine e skuadres sone. Pasi vazhdimesia nuk na ka ardhur, ose ne nuk i kemi bere hyzmetin. Duhet te perqendrohemi maksimalisht per kete takim.
Normal qe vendoset fati i sezonit ne objektivat qe ka skuadra. Eshte nje gje qe ne nuk duhet te na mbaje ne presion”, tha Josa.