Babai i Taulant Xhakës reagon pas polemikave me De Biazin: Im bir ka gjithmonë në zemër Shqipërinë

30 Mars 2017, 18:11Sport TEMA

Ragip Xhaka është munduar që të shuajë disi polemikën e lindur se fundmi mes djalit të tij, Taulantit dhe trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi. Ky i fundit, një natë më parë në një intervistë tha se Xhaka la në baltë shokët e skuadrës duke u larguar nga grumbullimi për t’u kthyer në klub.

Para se situata të përshkallëzohej edhe më shumë, Ragipi ka kërkuar publikisht që debati të marrë fund, ndonëse nuk ka ngurruar të lëshojë thumbime në adresë të De Biazit për mënyrën se si kishte folur publikisht rreth djalit të tij. Në një letër të publikuar nga “Konica.al”, ai insiston se të birin e lidh gjaku me Kombëtaren shqiptare, ndërsa De Biazin kontrata me FSHF, kursa tregon se Taulanti refuzoi disa ftesa radhazi të Kosovës vetëm për të veshur fanellën kuqezi të cilës do t’i qëndronte gjithmonë besnik.

Deklarata e Ragip Xhakës

I nderuar opinion publik, vëllezër shqiptarë- të Shqipërisë zyrtore, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës

Ju të gjithë e njihni familjen Xhaka, çfarë ka bërë për kombin në luftë dhe në sport. Drejt me thënë, dhe çfarë ka bërë Taulanti dhe Graniti në sport, është shumë shumë e rëndësishme. Kemi lartësuar imazhin e kombit tonë. Lufta për imazh mes kombeve sot është luftë e fortë. Ne si familje Xhaka jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë, me muskujt, me lojën, me gjakun, me dinjitetin tonë.

Kohët e fundit është krijuar një polemikë në distancë midis trajnerit të Kombëtares sonë, Giani de Biasit dhe djalit tim Taulantit. Nuk do kisha ndërhyrë, pse djali im është i rritur dhe mund të përgjigjet vetë. Por po ndërhyj për dy arsye :

Trajneri Xhani de Biasi tha në një intervistë të fundit, si dhe herë të tjera, se me lojtarët në moshë të re sillet si baba, pra si njeri i pjekur me një moshë të caktuar. E tash unë dua t’i përgjigjem si dikush në moshë të rritur, si njeri i pjekur.

Nuk dua që të ketë më shumë polemika që të krijojnë përçarje brenda Kombëtares. Nuk dua të ketë debate midis një lojtari dhe trajnerit. Kombëtarja është e shenjtë. Nëse do ketë polemika, le të ketë midis meje dhe trajnerit. Jo midis Taulantit dhe trajnerit..

E tash po them mendimin tim për këtë çështje. Mund dhe të mos kisha folur, por meqënë polemikat kanë plasur, unë po mundohem me i qetësuar. Ka dy parime : rrobat e palara lahen në shtëpi. Ka dhe një parim tjetër. Me diskutuar ndershmërisht edhe në publik, deri sa të bindim njeri tjetrin. E tash që kemi folur në publik, edhe Taulanti dhe trajneri, po përfshihem dhe unë në këtë debat. Për të qetësuar, për të pajtuar, për të forcuar Kombëtaren.

1) Taulanti ka qenë lojtar i moshave të Zvicrës. Herët a vonë, ai mund të ishte bërë lojtar i Kombëtares së të rriturve bashkë me Granitin. Ai zgjodhi me zemër Kombëtaren e flamurit, të gjakut të vet, Shqipërinë. Ai mund të kishte zgjedhur dhe Kosovën dhe ne kemi patur shumë thirrje për ta bërë këtë. Por Taulanti nuk i ktheu shpinën Shqipërisë. Ju të gjithë e keni parë, trajneri gjithashtu e ka parë, se Taulanti luan me zemër, me shpirt dhe gjak në fushë.

2) Taulanti nuk kundërshton vendimet e trajnerëve, pse ai është profesionist. Rritur në Zvicër, ai i din rregullat. Por Taulanti ishte i zemëruar pse u injorua prej trajnerit. Në çdo ekip profesionistësh, trajneri i jep shpjegime lojtarit titullar, pse nuk e fut në lojë. Taulanti po luan çdo ndeshje me Bazelin dhe është në kondicion të mirë. Trajneri nuk ja dha këto shpjegime dhe Taulanti mori një vendim që koha do ta tregojë sa i drejtë ishte.

I revoltuar, Taulanti tha diçka që nuk duhet keqkuptuar. Ai tha se me Kombëtaren e lidh gjaku, kurse Trajnerin e lidh Kontrata, dmth, paratë. Nuk ka diçka të rrejshme këtu. Kush ka krijuar keqkuptime, janë mediat.

3) Tash unë si baba do doja t’i thoja trajnerit De Biasi : ne të vlerësojmë, të nderojmë për çfarë ke bërë me Kombëtaren. Por si baba, nuk bën me e fyer djalin në publik. Nëse përshembull djali sillet si i papjekur, nuk bën që dhe baba të sillet si i papjekur. Imazhi i Taulantit si profesionist është i shenjtë. Taulanti kurrë nuk ka patur probleme me askënd. Ne jemi një familje e edukuar dhe djemtë tanë janë të edukuar. Kombëtarja është e shenjtë. T’i ruajmë gjerat e shenjta, mos të dëmtojmë njeri tjetrin.

4) Po flasim për futbollin, po flasim për futbollistët. Futbollistët nuk bëjnë politikë, nuk dinë të flasin bukur, por dinë të luajnë me tru dhe me muskuj. Ndaj të mos merremi me fjalë, por t’ i shërbejmë bashkë Kombëtares. Taulanti kurrë nuk do ja kthejë shpinën Kombëtares. Sikush do të jetë në rolin e vet. Trajneri në rolin e vet, dhe Taulanti në rolin e vet.

5) Prej tash, polemikat mendoj se duhen mbyllur. Nëse nuk mjafton thirrja ime, i bëj thirrje Presidentit Duka të ndërhyjë dhe ai. Kombëtarja është e të gjithë Kombit, ndaj kush mundet me ndihmuar, le ta japë një dorë, le të kontribuojë.

Rroftë Shqipëria e bashkuar, rroftë kombi shqiptar.

3 komente në “Babai i Taulant Xhakës reagon pas polemikave me De Biazin: Im bir ka gjithmonë në zemër Shqipërinë”

  1. Kritiku says:

    Prandaj duhet qe te vendoset kufiri me Kosoven per te gjitha aspektet. Kosovaret jane shume larg zhvillimit njerezor. Mjafton qe te lexosh disa rrjeshta nga shkrimi i ketij kosovari dhe e kupton se çfare truri prej neandertali ka. Ai nuk ka asnje pike te perbashket me nje njeri normal dhe as qe ka per ta kuptuar se si funksionon nje shoqeri njerezore.
    Se çfare lidhje ka sporti me luften apo dhenien e gjakut, vetem neandertale te tille kosovare, mund ta shpjegojne. Gabimi me i madh ishte dhenia e mundesive ndaj kosovareve qe te perziheshin ne jeten e shqiptareve. Neandertali po neandertal ngelet. Kane gjithe jeten qe jetojne ne mes te Europes dhe as jane bere njerez, por kane ngelur, sikur kane zbritur dje nga shpellat.
    Me tapi e kane zene vendin e lojtarit tek skuadra e Perfaqesueses se Shqiperise, keta injorante?
    Shkoni more kosovare andej nga erdhet dhe na lini rehat ne punet tona.

  2. Argita_B says:

    Ragip Xhaka,
    Se pari djali yt foli i pari ne publik dhe j’ai De Biazi, pasi de Biazi tha nuk kam probleme me trajnerin kurse Taulanti pergenjezhtroj kete.
    Se dyti, djali yt nese eshte i lidhur nga gjaku me kombetaren shqiptare, duhej te kishte ndejtur ne dispozicion te kombetares dhe jo te linte misionin, detyrimin qe ka karshi kombetares e te nisej ne Zvicer!!
    A e din ti Ragip se me rrefulloren e UEFA federata shqiptare e futbollit ka te drejte te denoje Taulantin per mos paraqitje ne ndeshje miqesore zyrtare dhe Taulanti mund te mos luaje deri ne 3 ndeshje me Bazelin!!
    Fakti qe luan futbool djali nik i jep te drejtente ndihet as me i mire, as me i zgjuar, as me trim se shqiptaret e tjere te ekipit kombetar.
    Taulanti te uli koken dhe te kerkoj te falur publikisht, se nuk ka te drejte te ofendoje me veprime e fjale te tilla traj’erin e Kombetares shqiptare. Ose nuk ka deshire le te ri te shohi ndeshjet e kombetares shqiptare nga teleciaori.
    Nuk do vdesim ne shqiptaret e Taulanti yt nuk do te luaj me Shqiperine.

  3. orli says:

    Ragip, me keqardhje por duhet te jesh me i sinqerte e po ashtu me kerkues ndaj djalit tend! E para ai ne ndeshjen e Europianit kur u nderrua nga tranjeri jo vetem qe u tregua i pakulture por dhe shume brutal, vetem me kete gjest ai minimumi duhej te denohej disa ndeshje qe te mos grumbullohej me kombetaren, mund te jesh patriot por duhet te jesh dhe i disiplinuar sepse per trainerin me sa e kuptoj une e rendesishme eshte harmonia ne grup dhe e fundit sa te jete De Biazi ma do mendja qe ja ka mbyllur deren vetes por mund te jete dhe nje shans, ne vend qe te llapi kunder trajnerit dhe shokeve qe luajne ne te tjera kategori te shkoje dhe te kerkoje falje per sjelljet e tij joprofesioniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje