Mbyllet para kohe sezoni për Muçën

30 Mars 2017, 18:42Sport TEMA

I druhej më të keqes dhe ashtu rezultoi, Gentian Muça mbyll përpara kohe sezonin me skuadrën e Tiranës. Mbrojtësi bardheblu prej kohësh i kufizuar në paraqitjet e tij nga një dëmtim në shpinë, nuk do të jetë gati për të zbritur në fushë për të paktën edhe dy muaj.

Lajmi konfirmohet nga klubi kryeqytetas që thekson se kapiteni i skuadrës së Tiranës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë. Muça do të udhëtojë drejt Italisë për të kryer ndërhyrjen në shtyllën kurrizoe. 29-vjeçari vuan nga spostimi i një rruaze në shtyllën kurrizore që e ka detyruar disa herë gjatë këtij sezoni të qëndrojë në infermieri. Gjatë muajve të fundit, klubi dhe lojtari nuk zgjodhën rrugën e ndërhyrjes pasi shporesonin që problemi të kalonte por mjekët i kanë bërë me dije shtatlartit se operacioni është rruga e vetme për ta hedhur pas krahëve këtë dëmtim.

Në këtë mënyrë, Muça do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës vetëm në muajin Qershor ur sezoni të jetë mbyllur, por ndoshta ai do të jetë i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në rast të kualifikimit në Europa League. Gjatë këtij sezoni, Muça numëron 18 ndeshje në Kampionat me një gol të shënuar në përballjen e muajit Nëntor kundër Teutës në “Selman Stermasi”./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje