Elseid Hysaj mund të transferohet në “Premier League” gjatë merkatos së verës.
Sipas asaj që shkruan Goal.com nga burime të sigurta, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të transferohet gjatë verës në “Old Trafford”.
Antonio Valencia është drejt fundit të karrierës, ndërsa Jose Mourinho nuk i beson italianit, Darmian, dhe është duke konsideruar një shkëmbim me mbrojtësin shqiptar, Hysaj.
Për 23 vjeçarin më parë raportohej se kërkohej edhe nga Barcelona, por Goal.com shkruan se Unitedi është duke menduar seriozisht që ta transferojë shqiptarin.
Hysaj ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e lartë kjo, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të mendojnë për para duke parë formën e mirë që po kalon 23 vjeçari në Serie A.
Hysaj deri më tani ka bërë 76 paraqitje për Napoli në dy sezone.
Keqardhje me emer dhe mbiemer arab do ta marrin per turk se dhe pamjen e ka si turkotoman.