Kukësi ka bërën detyrën në sfidën e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, duke fituar në “Zeqir Ymeri” përballë skuadrës së Luftëtarit.
Verilindorët mposhtën me shifrat 3-2 ekipin gjirokastrit duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme drejt rrugës për titullin kampion.
Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga, Ernest Gjoka, u shënuan nga ana e Shametit, Bojom që shënoi një autogol dhe bomberi kroat Pero Pejic.
Ndërsa për Luftëtarin shënuan Lamcja dhe Beqiri.
Me këtë tre pikësh Kukësi mban vendin e parë me 55-pikë të grumbulluara, ndërsa Luftëtari renditet në vendin e katërt me 36-pikë.
Pas kësaj fitorje Kukësi pret i qetë super sfidën që do të luhet në orën 19:00 mes Partizanit dhe Skëndërbeut.