Seria A/ Pescara e Memushajt ndal Milanin

2 Prill 2017, 17:05Sport TEMA

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi në transfertë kundër skuadrës së Pescarës.

Kuqezinjtë pas fitores së marrë javën e shkuar kundër Genoas, barazuan këtë javë në transfertë kundër skuadrës së Pescarës me rezultatin 1-1, duke ndarë nga një pikë.

Skuadra e drejtuar nga Montella e nisi mjaft keq takimin pasi që në minutën e 12-të një gafë e portierit Donnarumma që shkaktoi një autogol pas topin të kthyer nga Paletta ndëshkoi kuqezinjtë.

Reagimi i miqve erdhi në minutën e 41-të të pjesës së parë me anë të Pasalic që barazpeshoi shifrat që ngelën të pandryshuara deri në fund të ndeshjes.

Pas këtij barazimi Milani është në kuotën e 54-pikëve, ndërsa Pescara në kuotën e 13-pikëve.

Në këtë takim u aktivizua dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, që u zëvëndësua nga Milicevic në minutën e 85-të.

Rezultatet e ndeshjeve të Serisë A.

Torino 2-2 Udineze

Chievo 1-2 Crotone

Fiorentina 1-0 Bologna

Palermo 1-3 Cagliari

Pescara 1-1 Milan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje