Partizani mund Skënderbeun në pjesën e parë 1 me 0 (VIDEO)

2 Prill 2017, 20:12Sport TEMA
Partizani mund Skënderbeun në pjesën e parë 1 me 0 (VIDEO)

Pjesa e parë e ndeshjes Partizani dhe Skënderbeu ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 për Partizanin.

Takimi në “Selman Stërmasi” i gjen këto skuadra me vetëm dy pikë diferencë (52 -50 për të kuqtë) dhe, pas fitores së Kukësit, trepikëshi është detyrim për të dyja.

Sulejman Starova ka në dispozicion ekipin më të mirë, pasi Idriz Batha rikthehet nga dëmtimi ndërsa Mentor Mazrekaj ia del të jetë nga minuta e parë përkundër problemeve që ka pasur gjatë kësaj jave.

Në krahun tjetër, Ilir Daja duhet të bëjë pa Sabien Lilajn, i cili mbetet jashtë si pasojë e një dëmtimi. Vendin e tij e zë Gavazaj.

Minutat e para të ndeshjes ishin me ritëm të lartë, por loja është e përqendruar më tepër në mesfushë dhe portat nuk janë vënë asnjëherë në rrezik. Korçarët provojnë me topa të gjatë dhe vertikalizime për Salihin, por Alban Hoxha i vëmendshëm kontrollon topin pa problem të dyja herët.

Ritmi i lojës bie disi pas vrullit të fillimit. Megjithatë, mbetet një ndeshje argëtuese.

Në minutën e 16 Orelesi ndërhyn me sparkatë ndaj Krasniqit. Të kuqtë kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtari mjaftohet vetëm me faull.

22′ Ndizet situata. Fillimisht Radas ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa në aksionin pasardhës të njëjtin fat ka edhe Gledi Mici për një ndërhyrje ndaj Ylber Ramadanit. Mesfushori ndal bukur një kundërsulm të Latifit, por Mici i ndërhyn ashpër.

39′ GOL! Partizani gjen avantazhin. Aksion i bukur nga krahu i majtë; Idriz Batha i vetëm në zonë shënon pas një pasimi të bukur nga Torasa.

Kartoni i radhës është për Lorenc Trashin, për një ndërhyrje ndaj Xhejmsit. Mesfushori do t’i mungojë Partizanit në ndeshjen e ardhshme ndaj Luftëtarit.

44′ Skënderbeu shpërdoron mundësinë më të mirë për të barazuar. Xhejms pason në zonë për Salihin, i cili i vjedh kohën Fejzullahit, por gjuajtja e sulmuesit shkodran shkon ngjitur me shtyllën. Korçarët të pafat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje