Partizani vijon rrugën drejt titullit, fiton përblljen direkte me Skëndërbeun

2 Prill 2017, 20:58Sport TEMA

Është Partizani fituesi i super sfidës së javës së 27-të të Kategorisë Superiore në përballjen direkte kundër skuadrës së Skëndërbeut.

15-herë kampionët e vendit marrin 3-pikë të arta duke vijuar kryesimin e kampionatit së bashku me Kukësin.

Ndërsa me këtë humbje Skëndërbeu i largohet luftës për titullin pasi tashmë distanca është 5-pikë larg kryesuesve.

90-minutat e zhvilluara në kryeqytet ishin spektakolare dhe emocionuse kjo dhe falë tifozave që kishin mbushur stadiumin

Heroi i fitores për skuadrën e Sulejman Starovës në këtë takim ishte nesfushori Idriz Batha që shënoi një super gol në minutën e 39-të.

Pas këtij tre pikshi Partizani kryeson renditjen me 55-pikë po aq sa ka dhe Kukësi.

Ndërsa Skëndërbeu mbetet në kuotën e 50-pikëve.

2 komente në “Partizani vijon rrugën drejt titullit, fiton përblljen direkte me Skëndërbeun”

  1. Ali K says:

    Partizani fitoi me shume veshtiresi perballe korçareve te cilet dominuan gjithe pjesen e dyte por problem do mbetet si do ti perballoj topat e Gaz Demit mee keto emocione Erjon braçja pasi te zbrese prej tribunes se Dinamos. Bravo Partizan me me keta bubuzhele te zinj dhe Erjonin llapazan qe sulmon si gagaçan.

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Nuk jam tifoz i ndonje skuadre por Partizani ishte nje skuader e turpshme.Goli qe shsnoi ish moment sporadik qe nuk erdhi nga loja.Pas golit nuk kaloi 1here mesin e fushes.Nuk qarkulloi asnjeher topin me shume se dy pasime.Lojtaret e tij vetem vononin lojen dhe mjeket vershonin ne fushe ne cdo rezim te tyre.Nje turp!Spektatoret shkojne te shohin futboll por shohin lojgare langaraqe.Megjithe se humbi Skenderbeu luajti futboll dhe tregoi se ka nje skuader Evropiane qe nese luan ne Evrope do jete di jitoz.Ndersa Partizani do turprohet qe ne turet paraeleminatore me nivelin qe ka.Jam plotesisht i sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje