Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të qartësoj të ardhmen.
Tekniku francez i cili ka drejtuar Arsenalin për më shumë se 20 vjet, ka humbur përkrahjen e tifozave të kësaj skuadre, ku shumë prej tyre kanë nisur të protestojnë duke kërkuar largimin e tij.
Venger është shprehur se shumë shpejt do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
“I jam përgjigjur kësaj pyetjeje. E kuptoj përse ju pyesni përsëri. Mos u brengosni, do të mësoni së shpejti. Dua që energjia ime t’i dedikohet ndeshjes së radhës dhe të lë çështjet personale jashtë debatit. Mendoj se për 20 vjet këtu kam treguar se më intereson Arsenali dhe kështu do të vazhdoj deri sa të jem këtu. Nuk jam i frikësuar… Pranoj gjykimet nga njerëzit dhe fokusohem në lojë”, u shpreh Venger.
Sipas mediave angleze, Venger dëshiron qëndrimin në Londër dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare.