Seria A/ Sampdoria përmbys Interin

3 Prill 2017, 23:01Sport TEMA

Sampdoria ka arritur që të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë duke mposhtur në “San Siro” skuadrën e Interit.

Miqtë arritën që të përmbysnin avantazhin e Interit duke i dhënë një goditje të rëndë zikaltërve në luftën për një vend që të dërgon në Kupat e Europës.

Golin e vetëm për Interin e shënoi D’Ambrosio, ndërsa për skuadrën e Sampdorias shënuan Schick dhe Quagliarella.

Pas kësaj humbje gjasat e Interit për një vend në Ligën e Kampionëve janë zvogëluar në maksimum, pasi tashmë bie në vendin e gjashtë me 55 pikë, 9 më pak se sa Napoli në vendin e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje