Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Arturo Vidal, ka folur për përballjen me Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve
Mesfushori kiliam shpreson që skuadra e tij të arrijë kualifikimin që në ndeshjen e parë.
Megjithatë, ai tha se për momentin vëmendja e skaudrës është tek përballjet e rradhës në kampionat.
“Para Madridit ne kemi për të luajtur dy ndeshje shumë të fortë kundër Hoffenheim dhe Borussia Dortmund. Këto ndeshje do të na përgatisin 100 për qind për ndeshjen me Realin. Ne shpresojmë për të përfunduar kualifikimin në ndeshjen e parë”, ka deklaruar Vidal për AS.