Koordinatore per jashte e FRESSH
Në përgjigje të atyre që e konsiderojnë arrogancë qëndrimin zyrtar të PS-së, për të qëndruar në qeveri deri më 18 Qershor, ditë në të cilën do të mbahen zgjedhjet…
E dashur Kejdi,
Arrogancë është të premtosh se do të qeverisësh me duar të pastra e të abuzosh me fondet në emër të “Rrugës së Kombit”, arrogancë është të falësh pasurinë dhe detin e shqiptarëve për interesa anti-shqiptare, arrogancë është të qëllosh qytetarët e lirë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ditën për diell… Arrogancë është që në emër të popullit, lirisë dhe demokracisë të zësh bulevardin pa një kauz, gjasme në emër të votës së lirë, asaj vote që nuk kanë lënë zgjedhje pa vjedhur e përdhosur, sistematikisht, sa herë ju është dhënë mundësia…
Arrogancë është edhe të kërkosh stabilitet në emër të “interesit më të lartë të vendit”, ti japësh një dorë hajnisë në emër të zgjidhjes së krizës!
Boll luajtët me këtë vend e me këtë popull! Boll se e lodhët me farsa… A nuk u ngopët duke ngrënë në kurriz të tij? Kush flet për kauzën e asaj çadra katrahurë? Po çfarë kauze, çfarë çadre? Interesat e kujt mbron ajo çadër xhanëm?
Kejdi, ti ndoshta ke qënë në pushtet kur ne protestonim në Bulevard në 21 Janar… Unë kam qënë aty dhe di që ajo po, ka qënë një qeveri arrogante… Di që fliste me vete gjithë Shqipëria që ishte e mbytur e e zhytur në llumin e korrupsionit, analfabetizmit, papunësisë, Gërdecit, 21 Janarit dhe shumë probleme të tjera.. Epo e dashur Kejdi ti nuk ke si ta dish këtë, pasi kur unë luftoja me drejtoresha dhe mësuese miltante e analfabete, të katapultuara me listë partie, ti me siguri pregatisje kampin e LRI-së….
Partia ime erdhi në pushtet për të luftuar atë qeveri, atë qeveri që vidhte vota për të mbajtur pushtetin, që grabiste prona e ja u jepte pushtetarëve, që shiste e blinte vende pune, që hapte vende në fakultet për ti hequr të rinjtë për disa vite nga rradët e të papunëve, atë qeveri që shiste drejtësinë e vendimet gjyqësore sipas qejfit dhe interest, atë qeveri që vrau një fshat të tërë, atë qeveri që vrau 4 të pafajshëm me duar në xhep në mes të Bulevardit… Më thuaj Kejdi cdpo të thotë arrogancë?
Po atëherë pse nuk e ngrije zërin si tani? Sa e nevojshme ishte ato ditë të kishim një zë më shumë..
Më 23 Qershor, Partia Socialiste u votua për programin e saj, por u votua edhe për të mos u përsëritur më Shqipëria që na la Luli me Saliun… U votua që unë dhe ti të vlerësoheshim për meritat tona, të arsimoheshim më mirë, e të na jepej mundësia për të hapur rrugën për një Shqipëri më të mirë.
Kjo opozitë është pa kauz… Ti si e re, duhet të kuptosh që për të ardhur në pushtet duhet të punosh, të bësh opozitë në Parlament, tu ofrosh shqiptarëve një program dhe të hysh në zgjedhje… Në rast se tentohet të vidhet vota, unë e para do jem që do mbështes këtë kauz…
Shteti ku ne sot jetojmë është në demokraci, ka ligje, institucione të zgjedhura dhe të besuara nga Parlamenti dhe Gjykata.. Këto janë garanci e mjaftueshme që opozita të hyjë në zgjedhje…
Ne si të rinj duhet të jemi të parët që duhet të ngrihemi e të flasim për këtë… Të pranosh qeverinë teknike, apo “qeverinë e besimit” siç po dëgjojmë orët e fundit, do të thotë ti kesh vënë shkelmin votës dhe besimit të popullit, i cili vendosi njëzëri që PD-ja të jetë në opozitë, por do të thotë edhe mungesë besimin tek mënyra se si funksionon shteti, një shtet në të cilin Partia jote Kejdi, ka tetë vite që qeveris…
Më keq akoma.. e gjithë kjo krizë e inskenuar politike cënon rëndë hapat e rëndësishme që Shqipëria ka hedhur drejt Reformës në Drejtësi, një reformë e mbështetur edhe nga aleatët tanë më të mirë dhe dashamirës ndonjëherë, SHBA-ja dhe BE-ja…
Ne si të rinj, duhet, madje edhe duke kërkuar ndihmën e të rinjve demokratë, ti kërkojmë lidershipit të PD-së të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhje, sepse ky është vullneti i shqiptarëve, edhe vullneti i vetë demokratëve… Reformë në drejtësi dhe jo fshehje pas çadrës apo kauzave të rreme…
Shqiptarët presin nga unë e ti si të rinj në politikë të jemi ndryshe nga të mëdhenjtë e partive tona, jo të tundim kokën në krah të tyre!
Reforma në drejtësi është ajo që duan shqiptarët dhe gjitha dënglat për krizë politike e mbajnë Shqipërinë një hap më larg integrimit…
Me kete hap duhet te hecin forumet rinore.
Pershendetje,,,,,vazhdoni fort me betejen e demokracise dhe te zhvillimit modern ,mos u terhiqni sepse ndryshe ata qe do te vuajne me shume do te jene te rinjte ,pavaresisht ngjyrave politike..Sepse primitivet dhe anadollaket berishiste duan ta mbajne kete vend nen thundrren e hekurt te oligarkise ekonomike gjyqesore ..aleanca me regresive,kriminale e antishqiptare qe ka njohur ky vend ne 100 vitet e fundit.Kujtoni 97….vitin e zi kur Berisha e coi vendin ne prag te luftes vellavrasese …vetem per te ruajtur karriken ….dhe krahasojeni kete bandit çikagojan me cdo pushtetar shqiptar te te gjithe koheve …
Une jetoj jashte ketij vendi te udhehequr nga hajdute te cilet historikisht e kand rjepur kete popull
kjo Kejdi mbron cadren per arsye se o duhet te mbroje kryetarin e partise se ajo perfaqeson Ilirin , i cili i pare eshte te hyje ne burg.
Ngrijuni rini kerkoni te drejtat e lirite tuaja?.
mos u genjeni nga Kejdi e shume si ajo
Jashtzakonishte bukur shkrime 100% i sakte bravo.
Shumë drejt i je përgjigjur LSI-së së LIKE FLORIRIT.
Vazhdoni kështu dhe mos lëshoni pe.
Kudh flet. Partia qe ka hajdutet dhe ktiminelet me te medhenj me ne krye dhefin e vet. Por s e eshte larget dita qe do zhdukeni nga faqja e dheut
Kur te mesoni te shkruani pa gabime drejtshkrimore mund tju a marrim per baze komentin tuaj… deri atehere mos u merrni me sporte te renda…
Kejdi I ka hequr pelenat? Se na cuditi dhe ata nate kur fliste kryetari I saj dhe kjo aprovonte me koke thua se tekstin e kishte bere ajo dhe Iliri po e lexonte. E di veten te zgjuar kjo idiote. Nese PS eshte arrogante le te bashkohet me cadren antiveting dhe ta rrezoje qeverinë dhe shqiptaret ta kuptojnë si bashkohen kermat bashke per te shpëtuar lekuren nga drejtesia. Po jane vone se era e ketyre kermave ka vajtur deri ne dyert e Europes dhe SHBA. Te shkuara Kejdi!
Urime moj Ani Bala, sa shum nevoi ka vendi yne per vajza si Ju Ani. SHkrim me te bukur, te argumentuar me shifra dhe fakte qe i mbushin mendjen cdo shqiptari te ri e te vjetr sgjen dot.
Esht per tu cuditur, se si Ilir Meta, ky kameleon, qe esht i zhytur ne mekate, vazhdon te elmoi jo vetm te ritur te cilet skan ideal dhe ndjenje atdhetare, patroitike, por vetem jnteres te castit, por edhe te rinj, qe sjan ne gjendje te kuptojn qendrimin prej mafjozi te Ilir Metes, sidomos me qendrimet e fundit, me teorit e qeveris te mirebesimit, dorezim mandatesh, mose hyrje ne zgjedhje pa opoziten e prockulla te tjera qe prodhon cdo dit, po na le me goj hapur edhe ne shqiptareve qe jetojm jasht vendit duke j ber krah nje opozite destruktive, qe po e shan gjith komuiteti nderkombetar dhe Luli, Meta dhe tellallet e tyre vazhdoin ti bien fyellit ne nje vrim, Vetem e vetem te sabotojn rrefrat ne teresi, ate te drejtesis ne vecanti dhe vettingun qe duhet te filloi i pari.
Deshiroi qe vajza e LSI, tju ket kuptuar dhe dote rreflektoi ndryshe ne te ardhmen.