Industria e turizmit të kroçerave, grekët i kap "frika": Ka interes edhe për Shqipërinë

5 Prill 2017, 08:21Sociale TEMA

Numri i turistëve të kroçerave që ndalojnë në Greqi pritet që të bjerë më tej, sipas Panayiotis Kampouroglou, drejtor ekzekutiv i ICTS Hellas dhe zëvendëspresident i ICTS Europe, i cili është i përfshirë me sigurinë e transportit detar dhe ajror.

Konfederata e Turizmit Grek (SETE) ka projektuar një rënie me 20% të trafikut të turistëve të kroçerave në këtë sezon.

Tani Panayiotis Kampouroglou thotë, se sipas të dhënave, sezoni i ardhshëm turistik do të ketë një rënie prej 20% edhe në vitin e ardhshëm.

Ai argumenton se turizmi detar në Greqi nuk ka gjasa që të rimëkëmbet për sa kohë vazhdojnë problemet e sigurisë në vendin fqinj, Turqinë, raporton Monitor.

Operatorët më të mëdhenj të tureve detare e kanë hequr Turqinë nga itineraret e tyre dhe do të vazhdojnë që të mos e përfshijnë as në sezonin e ardhshëm dhe si rrjedhim, turistët në portet e Greqisë do të jenë më të pakët.

Greqia ishte pikë ndalimi gjatë rrugës për në Turqi.

Nga ana tjetër, Kampouroglou nënvizon se ka një interes në rritje për turizmin detar në brigjet e Greqisë Perëndimore të kombinuar me ndalesa në Itali, madje dhe në Shqipëri.

Përfaqësuesit e turizmit të kroçerave SETE përllogarisin se do të ketë rënie të turizmit edhe vitin e kaluar.

6 komente në “Industria e turizmit të kroçerave, grekët i kap “frika”: Ka interes edhe për Shqipërinë”

  1. Vladimir says:

    Pse i ndaluat punimet ne portin e Vlore? Ka mbetur vetem dora e fundit qe te mund te lidhen tragetet dhe kroçierat. Kush po punon kunder shqiptareve?

  2. AC|DC says:

    Po pse vetem greket? Edhe italianet ,spanjollet,egjyptianet,australianet,brazilianet,kubanet,etj,etj,etj. Ju jeni ftohur ne by… Me kete turizem qe ka Shqiperia vetem ata me brekushe nga Kosova dhe Maqedonia vijne

  3. Titulli ska lidhje me shkrimin….eshte shume tendencioz. Plus asaj ne shqiperi maximumi do shkojn ne sarande por aty nuk ka nji port per ti pritur lajm idiot

  4. Alban Hamzai says:

    Ne Greqi per sezonin turistik ne vijim parashikohet te kalojne pushimet rreth 30 milione turiste .Sipas agjensive turistike evropiane ,Greqia eshte vendi me I preferuar per turistet nga Britania e Madhe ,Gjermania,vendet skandinave e deri tek Rusia etj. Me kete nivel te Shqiperise sot ,me kete infrastructure ,me ushqim te dyshimte ,me drogen nga te gjitha anet etj te kesaj natyre e sidomos me pastabilitetin politik te vetmit turiste jane kosovaret ,shqiptaret e FYROM ,ndonje anije me turiste qe eshte ne Korfuz e shkon gjysem dite ne Sarande e disa evropiane te vetmuar me canta ne kurriz qe ecin me kembe e hane duke ecur .Duhen ndryshuar shume e shume gjera qe te filloje turizmi I vertete .Ju lutem botoni komentin tim!

  5. Kuq e zi says:

    “Panayiotis kampouroglou”
    Ky po qe qenka grek puro jo ato arvanitet turq

  6. U says:

    Uaaaa ç’farë “”””” TMERRI “”””””” i paska zënë grekët !!!!!!

    Hej, i kam vënë boll thonjëza ? Se mos duhen më shumë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje