Pas sulmit në Rusi, në pranga 6 shtetas nga Azia Qendrore

5 Prill 2017, 16:20Bota TEMA

Autoritetet e Rusisë thonë informuan se kanë ndaluar 6 shtetas nga vendet e Azisë Qendrore në Shën Pjetërsburg, sepse dyshohen se kanë rekrutuar anëtarë për grupimin terrorist të Shtetit Islamik.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se “në këtë kohë” nuk ka dëshmi për çfarëdo lidhjeje ndërmjet njerëzve që janë arrestuar sot dhe personit të lindur në Kirgizi, që është i dyshuari kryesor për sulmin e pardjeshëm në metronë e këtij qyteti, nga i cili janë vrarë 14 vetë.

Në njoftim, hetuesit rusë thanë se të arrestuarit kishin ardhur në Rusi për të punuar.

Identifikimi i autorit të sulmit në Shën Pjetërsburg shtetasi nga Kirgiztani, Akbarjon Jalilov, si i dyshuar për sulmin me bombë në metro, ka rritur shqetësimet se autoritetet do të tregohen të ashpër ndaj emigrantëve nga Azia Qendrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje