PE miraton projektrezolutën për Brexit

5 Prill 2017, 17:10Bota TEMA

Parlamenti Evropian miratoi projektrezolutën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Asamblenë e Përgjithshme votoi pro 516 vota dhe 133 kundër.

Gjithashtu u theksua se Britania duhet të zbatojë të gjitha përgjegjësitë financiare që ka nënshkruar si vend anëtar. Pritet që marrëveshja t’i kushtojë Britanisë 60 miliardë euro.

Në rezolutë përfshihet edhe thirrja që bëhet për ruajtjen e të drejtave të 3 milionë qytetarëve evropianë që jetojnë në Britani dhe të afërsisht 1 milionë qytetarëve britanikë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Aty theksohet se pa u plotësuar dalja nga BE-ja nuk do të nënshkruhet marrëveshja e re e cila rregullon marrëdhëniet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

1 komente në “PE miraton projektrezolutën për Brexit”

  1. Treviso says:

    Brexit = LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje