Ky çift ka një punë që të gjithë do ta ëndërronin.
Ata paguhen për të bërë fotografi e për të udhëtuar në vendet më të bukura të botës.
Jack Morris 26 vjeç dhe Lauren Bullen 24 vjeçe janë blogera që udhëtojnë dhe kanë me mijëra ndjekës në profilet e tyre.
Ata tregojnë me fotografi gjërat më të veçanta të vendeve më të largëta të planetit, të cilat ata i vizitojnë.